Kthimet

Ju lutemi kontrollojeni porosinë menjëherë pas pranimit. Kthimet pranohen vetëm në rast dëmtimi të produktit dhe vetëm brenda 24–48 orëve nga momenti i dorëzimit.

Afati i kthimit

Reklamimet për produkte të dëmtuara pranohen vetëm brenda 24 deri 48 orëve nga momenti kur e keni pranuar porosinë. Pas kalimit të këtij afati, nuk mund të pranojmë kthim apo reklamim.

Kur pranohet kthimi

  • Produkti ka arritur i dëmtuar ose me defekt fabrike.
  • Reklamimi bëhet brenda 24–48 orëve nga dorëzimi.
  • Produkti është i papërdorur, me paketimin dhe etiketat origjinale.
  • Paraqitet numri i porosisë dhe fotografia e dëmtimit.

Rastet kur nuk mbajmë përgjegjësi

  • Kthime për ndryshim mendjeje, shije apo ngjyre.
  • Dëmtime të shkaktuara pas dorëzimit ose nga përdorimi.
  • Reklamime të bëra pas afatit 24–48 orë.
  • Produkte pa paketim origjinal ose të përdorura.

Si të bëni një reklamim

  1. Na kontaktoni menjëherë (brenda 24–48h) në +383 43 700 792 ose info@fushaco.com.
  2. Dërgoni numrin e porosisë dhe fotografitë e produktit të dëmtuar.
  3. Pas verifikimit, ju zëvendësojmë produktin ose gjejmë një zgjidhje së bashku.

Fusha & Co · Rruga Skënderbeu, Podujevë 11000, Kosovë · +383 43 700 792